LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 44 vjeçar në Kaçanik, ishte në kërkim nga policia

Arrestohet një 44 vjeçar në Kaçanik, ishte në kërkim nga policia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 12:00 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik është arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim me urdhëresë të gjykatës R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’ me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve.


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/