LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 22 vjeçar në Kaçanik, i njëjti sulmoi dhe kanosi bashkëshorten e tij

Arrestohet një 22 vjeçar në Kaçanik, i njëjti sulmoi dhe kanosi bashkëshorten e tij
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut, për shkak të dhunës në familje.

Sipas njoftimit thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.


“Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin Q.M (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili një ditë më parë shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar dhe kanosur bashkëshorten e tij F.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje, Sulmi dhe Kanosje”. /Telegrafi/