LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet nga policia britanike pasi aksidentalisht në ekranin e telefonit të tij u shfaq një video me sasi të madhe të kanabisit

Arrestohet nga policia britanike pasi aksidentalisht në ekranin e telefonit të tij u shfaq një video me sasi të madhe të kanabisit

Një diler droge është arrestuar pasi aksidentalisht ia kishte treguar policisë një video ku shihej një sasi e madhe e kanabisit në një fermë, derisa ai po mundohej t’i qasej aplikacionit për përkthim në telefonin e tij ndryshe i njohur si Google Translate, shkruan Sky News.

Policët e ndaluan një Mercedes ngjyrë hiri në Houghton të Sunderlandid, pasi kishin vërejtur se një aromë e pakëndshme dilte nga kjo veturë, transmeton Telegrafi.


Pas kontrollit të veturës ata nuk kishin gjetur asgjë të kundërligjshme, por problemet nuk përfunduan aty për dy burrat që ishin brenda veturës.

Njëri nga të dyshuarit nuk dinte gjuhën angleze, kështu mori telefonin për të hapur aplikacionin Google Translate me qëllim që të bisedojë me zyrtarët policorë – por në një moment ai preku aksidentalisht tjetër çka dhe u hap një video ku shihej një sasi e madhe e kanabisit.

Dyshja të moshës 38 dhe 22-vjeç, u arrestuan nën dyshimin e kultivimit të drogës që i përket klasit B. Më vonë është zbuluar nga policia se sasia e madhe e kanabisit ishte mbjell në një pronë në Easington Lane, ku mbi 600 fije kanabisi u sekuestruan dhe më pas e tërë ferma u mbyll. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Kalo në kategori