LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Vërmicë personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren

Arrestohet në Vërmicë personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e pestë të dyshuar për fajde në Prizren, një javë pas aksionit ku u arrestuan katër persona të tjerë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prizren.


“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se ka arrestuar personin e pestë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Personi i arrestuar është pjesë e grupit të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Prokurorisë të datës 22 dhjetor 2021”, thuhet në komunikatë.

Aksion i Njësisë Speciale në Prizren, arrestohen disa persona të dyshuar për fajde, konfiskohen edhe vetura
Lexo po ashtu Aksion i Njësisë Speciale në Prizren, arrestohen disa persona të dyshuar për fajde, konfiskohen edhe vetura

Sipas komunikatës, arrestimi i të njëjtit vjen pas një pune hetimore gjashtë mujore, të Prokurorisë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës –Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren.

“Si rrjedhojë e këtij operacioni, janë bastisur 8 lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave”, thuhet në komunikatë.

Personi i arrestuar dyshohet se ka vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët ka shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ka ofruar shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.

“I njëjti është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë. Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor për të njëjtin do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori