LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Gjilan i dyshuari për vjedhje të rëndë

Arrestohet në Gjilan i dyshuari për vjedhje të rëndë

Ankuesi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan ka deklaruar në Stacionin Policor në Gjilan se në shtëpinë e vëllait të tij që e ka nën mbikëqyrje persona të panjohur kanë depërtuar me dhunë brenda në shtëpi ku kanë vjedhur vegla të ndryshme punë, një telefon “Samsung”, këpucë të ndryshme, atlete sportive dhe sende të tjera.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit , përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojmë informata kredibile se ketë vjedhje ka mundur ta ketë kryere i dyshuari A. S. (2001), banues në Gjilan.


“Me urdhër të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake për krime të përgjithshme dhe në bashkëveprim me prokurorin e shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, me datë 24 maj 2022 është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin e lartshënuar si: atletet sportive dhe disa vegla të punës ora dore dhe gjësende të tjera.

Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa gjësende tjera të cilat dyshohet se ndërlidhen me disa raste të ‘vjedhje të rënda’ të cilat raste janë nën hetime aktive”, thuhet në njoftim.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i çështjes të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori