LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Ferizaj 25 vjeçarja nga Shqipëria, policia i gjeti kokainë në veturë

Arrestohet në Ferizaj 25 vjeçarja nga Shqipëria, policia i gjeti kokainë në veturë

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizaj ka arrestuar sot një femër shtetase e Shqipërisë, e dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

“Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.


Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30, kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër, Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas njoftimit të Prokurorit kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën, në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:

• Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.
• Dy peshore dhe disa qese të zbrazëta
• Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.
• Një palë gërshërë.
• Një pasaportë .
• Një telefon celular.
• Një kartëmonedhë 20 euro.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori