LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i mituri në Prishtinë, kishte hedhur sprej lotsjellës në klasë

Arrestohet i mituri në Prishtinë, kishte hedhur sprej lotsjellës në klasë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në klasë.

Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, në ora 12:25.


“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.11.2022 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur (përdorur) sprej lotsjellës”, thuhet në raport.

Spreji është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/