LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov

Arrestohet ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov është arrestuar sot së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Borissov dhe kolegët e tij u arrestuan sot gjatë një operacioni special nga policia bullgare në bashkëpunim me Prokurorinë Publike Evropiane, njoftoi gazeta bullgare Marica, citon swissinfo.


“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari”, njoftoi Ministria e Drejtësisë bullgare.

“Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Boyko Borissov dhe disa të tjerë sot janë ndaluar”, deklaroi ministria.

Së bashku me ish-kryeministrin u ndalua edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, si dhe ish-kryetarja e komisionit për buxhet, Menda Stojanova dhe ish-shefi i shërbimit informativ të qeverisë, Sevdalin Arnaudov. /Telegrafi/