LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edhe personi i katërt për tentim vrasje në Prishtinë

Arrestohet edhe personi i katërt për tentim vrasje në Prishtinë
Foto: Arkiv

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, të dielën i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.


“Po ashtu, masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Përleshje Prishtinë, lëndohen dy persona - njëri theret me thikë
Lexo po ashtu Përleshje Prishtinë, lëndohen dy persona - njëri theret me thikë

Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar edhe personin e katërt.

“I dyshuari D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.

Me datën 04 shkurt, rreth orës 13:00, Policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori