LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari i tretë për plagosjen e Azem Vllasit

Arrestohet i dyshuari i tretë për plagosjen e Azem Vllasit

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbrëmë vonë është arrestuar edhe  i dyshuari i tretë në lidhje me plagosjen e avokatit, Azem Vllasi.

Në raport thuhet se tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.


“Rr. ‘Hajdar Dushi’, Prishtinë 13.03.2017 07:51. Një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Pas një angazhimi operativo-hetimor është arritur të arrestohet i dyshuari që ka kryer këtë akt se bashku me një person tjetër, po ashtu të dyshuar. Kurse në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me rastin.  Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi