LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari që vrau bashkëshorten e tij në Gjermani

Arrestohet i dyshuari që vrau bashkëshorten e tij në Gjermani
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, ka ndaluar të dyshuarin Durmish Raifi, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, duke vrarë bashkëshorten e tij, në Gjermani.

“Ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 prill 2018, në qytetin Essen, në Gjermani, i dyshuari në banesën e tij, e ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën J.R dhe pas kryerjes së kësaj vepre penale, është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tij të mitur, njëri i moshës 10 vjeçare, ndërsa tjetri 15 vjeç.


Gjithashtu, i njëjti pas arratisjes, ka lënë pas vajzën e tij të mitur, të cilës nga autoritetet gjermane, i’u ka caktuar kujdestari ligjor.

I dyshuari pas arratisjes nga organet e ndjekjes, fëmijët e tij, të cilët kanë shtetësi gjermane i ka mbajtur të mbyllur, duke paraqit rrezik të madh për ta. Nga autoritetet gjermane të dyshuarit i’u është marrë e drejta prindërore, në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Essen, të cilin aktgjykim e ka njohur Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin për media.

Pas arrestimit të të dyshuarit, fëmijët, janë strehuar përkohësisht në Strehimoren për Mbrojtjen e Viktimave, në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori