LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Foto: Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin F.K. si i dyshuar për kryerjen e disa rasteve të veprës penale vjedhje.

Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, i dyshuari, F.K. (m/sh/k 51 vjeç) gjatë këtij muaji, në lokacione të ndryshme në Ferizaj, dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve nga çantat dhe xhepat e qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Në dy raste nga viktimat femra, K-Shqiptare janë vjedhur çantat ku në njërën çantë ka pasur 4.170 euro dhe 1.120 franga zvicerane,kurse në çantën e viktimës tjetër 90 euro dhe dokumente personale.

Policia bën të ditur se pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë./Telegrafi/