Policia në Ferizaj arreston 31 vjeçarin, të dyshuar për vjedhje dhe detyrim

Ekipe të policisë së Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin SH.T, 31 vjeçar, i kërkuar për veprën penale ‘‘’Detyrimi’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me dënim burgu prej 9 muaj.
Sipas një njoftimi për media, pas mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë është duke u zhvilluar procedurë tjetër, për shkak të veprës penale, në bashkëkryerje ‘’Vjedhje’. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































