LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 19-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur në Prishtinë

Arrestohet 19-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme, i dyshuar për vrasje në tentativë dhe grabitje të armatosur, e cila kishte ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, më 28 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të Policisë se Kosovës, i njëjti është dërguar në mbajtje.


“Sot Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme  në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Veriut në Prishtinë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili kërkohej për veprat, vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur.  Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh”, thuhet në njoftim.

Policia deklaroi për Telegrafin se “Pas marrjes së autorizimeve nga ana e prokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”

Kjo bastisje ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar A. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/