LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e gazetarit sllovak Kuçiak (Foto)

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e gazetarit sllovak Kuçiak (Foto)

Policia sllovake i ka arrestuar vëllezërit Antoni dhe Bruno Vadala, si dhe kushëririn e tyre Pietro Catrropa, si të dyshuar për vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuçiak dhe të fejuarës së tij.

Të dyshuarit kanë lidhje me mafinë italiane Ndrangheta, për të cilën Kuçiak po hulumtonte para se të vritej, transmeton Telegrafi. Ai kishte zbuluar prezencën e grupeve kriminale në pjesën lindore të Sllovakisë, si dhe mashtrimet e qeverisë me fondet e Bashkimit Evropian, të dedikuara për projektet agrikulturës. Gjetjet ishin botuar në një seri artikujsh, nga një organizatë që lufton krimin dhe korrupsionin, si dhe organizata për hulumtime gazetareske në Çeki dhe Itali.


Antoni Vadala, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Kuçiak

Në këto shkrime, tregoheshin lidhjet e familjes kriminale Ndragheta në Kalabri, me qeverinë e Kryeministrit Sllovak Robert Fico. Maria Troskova, ish-konkurrente për Miss Universin, që ishte gjetur se ka pasur lidhje biznesore me Vadalat, ka dhënë dorëheqje prej postit të asistencës së Kryeministrit. Dorëheqje kanë dhënë edhe Viliam Jasan që ishte sekretar i Sigurimit Shtetëror dhe Marek Madarik nga posti i Ministrit të Kulturës.

“Besohet se familjet kriminale nga Kalabria, të jenë prapa këtij atentati. Vetëm ata janë në gjendje t’i bëjnë këto gjëra” ka thënë Nicola Gratteri, që është në prokurori kryesor i anti-korrupsionit në Kalabri. Vëllezërit Vadala, që edhe më herë kanë rënë ndesh me ligjin, vijnë nga Bova Marina, një qytezë e vogël në Kalabri e kontrolluar nga Ndrangheta. Ata arritur në Sllovaki rreth vitit 2000, prej kur ndërtuan një perandori agrikulture, përmes së cilës siguruar mbi 13 milionë euro, duke vjedhur prej subvencioneve nga Bashkimi Evropian. Kuçiak është vrarë para se ai, apo reporterët tjetër të dëshmonte për lidhjet e vëllezërve Vadala me krimin e organizuar, por shkrimet tregojnë një varg mashtrimesh, shmangie tatimi dhe akuza për zhvatje Sllovaki dhe Itali.

Babai i Pietro Catroppa’s është hetuar nga policia për lidhjet me klanin Vadala në Bova Marina – nofka e tij ishte ‘Maestro di Giornata’ ndërsa ishte përgjegjës për koordinim e klanit dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj. Më 2016,Catroppa ka bërë biznes me Slavomir Jasan, të birin e ish-anëtarit të parlamentit sllovak Viliam Jasan, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje.

Ishte Slavomir që e kishte njoftuar ish-manekinen Troskova, me Kryemisntrin aktual, e cila po ashtu kishte pasur lidhje biznesi me Vadalat. /Telegrafi/