LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë

​Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë
FotoL Ar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për therjen e një personi tjetër mbrëmë (e martë) rreth orës 18:20, në Qupevë e Ulët të Klinës.

Personi i lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë) është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, prej nga është transferuar në QKUK-Prishtinë.


Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por ata janë kapur nga policia rreth orës 23:00.

Të dyshuarit, në mesin e tyre edhe një i mitur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/