LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona të dyshuar për përleshjen në Shkabaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për përleshjen në Shkabaj

Paraditen e sotme, rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast lëndim të rëndë trupor, saktësisht therje me thikë.

Të arrestuarit janë L. J, mashkull 21-vjeç, J. J, mashkull 26-vjeç, si dhe A. H, mashkull 33-vjeç, që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.


Rasti kishte ndodhur të premten e 1 janarit në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë, thikë.

Që nga dita e raportimit hetuesit policorë kishin filluar me ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar.

Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori