Policia e Kosovës pas shumë veprimeve hetimore-operative, sot me datë 31.01.2021, ka arrit të sigurojë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale: I. A. (Pronar i një kompanie), L. S. (Punëtor në Call-Center) dhe H. M. (Punëtore në Call-Center) kanë arritur që përmes vjedhjeve të shërbimeve të bëjnë pirateri televizive.
“Personat në fjalë duke cenuar të drejtat e autorit, përmes veprimtarisë se pandërgjegjshme ekonomike i kanë shkaktuar një kompanie tjetër (kompani e licencuar për shpërndarjen e rrjetit televiziv) dëme materiale, duke shitur të drejtat e tyre pa ndonjë marrëveshje paraprake me të njëjtit, tek klientët (qytetarët) të cilët i kanë kontaktuar paraprakisht në forma të ndryshme”, njofton Policia e Kosovës.
Hetuesit policor të Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione tjera relevante për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara.
“Hetuesit kanë siguruar prezencën e personave të dyshuar të cilët janë intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se: Më këto veprime, të dyshuarit me iniciale (I.A., L.S. dhe H.M.), dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Vjedhja e Shërbimeve” nga neni 314, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” nga neni 279 dhe “Cenimi i të drejtave të autorit” nga neni 290, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Policia njofton se i dyshuari (I. A.) është shoqëruar në polici dhe nga aty me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Përderisa, dy të dyshuarit tjerë (L.S.) dhe (H.M.), pasi që janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar, të njëjtit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Fushatë elektorale” e quan Gjini konferencën e Sveçlës nga veriu pas aksionit të Policisë
Prokuroria e Maqedonisë do të bëhet me sistem të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen