LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare (Foto)

Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona si të dyshuar se kanë hyrë në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Policia njofton se me urdhëresën e gjykatës kompetente, sot në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar.


Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: R. D. (1998), F. XH. (1996), E. A. (1991), SH. J.(1987), SH. J. (1990), O.Z. 1995 dhe V. H. ( 1981).

Me këtë rast janë sekuestruar si prova materiale: 1 pajisje për klonim të kartelave bankare, 27 kartela bankare që dyshohen të falsifikuara, kompjuterë, 11 telefona celularë, 9 lap-top, 1 IPAD, 7 USB, 1 DVR, 4 armë kalibrash të ndryshme, 37 fishekë, 4 hard disqe dhe 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori