LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u përleshen fizikisht dhe përdorën armë zjarri

Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u përleshen fizikisht dhe përdorën armë zjarri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete, ku njëri nga ta ka përdor një armë zjarri.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ramiz Curnica”, pas mesnatës, transmeton Telegrafi.


“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku njëri nga ta ka përdorur një armë zjarri. Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/