LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen një 65-vjeçar në Gjilan dhe një 69-vjeçar në Ferizaj, iu konfiskohen armë pa leje

Arrestohen një 65-vjeçar në Gjilan dhe një 69-vjeçar në Ferizaj, iu konfiskohen armë pa leje

Një 65-vjeçar në Gjilan dhe një 69-vjeçar në Ferizaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se 65-vjeçari nga fshati Gumnishtë është arrestuar mëngjesin e së mërkurës.


Të njëjtit i janë konfiskuar një armë e llojit AK 47 me dy karikatorë të zbrazët, 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një pushkë gjuetie e llojit Magnum me shtatë fishekë të kalibrit 12 mm dhe një thikë bajonetë.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve’”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, mbrëmjen e së martës në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj është arrestuar 69-vjeçari me inicialet A.L.

Sipas njoftimit, te i njëjti është gjetur një armë zjarri (pushkë gjysmë automatike).

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar”, bëhet e ditur në komunikatë.

Rasti është cilësuar “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/