Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj


Të hënën në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.
Sipas një njoftimi për media thuhet se pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.
"Të dyshuarit: H.TH( 50 vjeç), SH.TH(27 vjeç). E.B ( 37 vjeç) dhe E.H (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: 'Kanosja', 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve' dhe 'Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë' ", thuhet në njoftim. /Telegrafi/





































