Të mërkurën në stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi ka raportuar se i është thyer xhami i veturës, me ç’rast nga vetura i janë vjedhur rreth 400 lloje cigaresh elektronike.

Sipas një njoftimi për media thuher se si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, katër persona të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicën e Jugut.


“Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e cigareve elektronike të vjedhura. Pas procedurave të intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Ndërkaq siç bëhet e ditur ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. /Telegrafi/