Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje në Mitrovicë


Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së diel kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Siç njoftohet, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të së dielës
Sipas policisë cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.
"Arrestimi i gjashtë personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion".
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale. Pas procedurave interivistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/





































