LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gjashtë persona në Raushiq të Pejës

Arrestohen gjashtë persona në Raushiq të Pejës
Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin qenë të përfshirë në një rast të rrahjes brenda në një lokal.

“Si pasojë e rrahjes viktima mashkull K/Shqiptar nga goditjet me mjete të forta kishte pësuar lëndime dhe i njëjti është në tretman mjekësor në QKUK.


Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/