LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar që kishin grabitur pompën e derivateve

Arrestohen dy të dyshuar që kishin grabitur pompën e derivateve
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale, grabitje dhe posedim të armëve pa leje.

Sipas Prokurorisë më 7 nëntor të pandehurit A. A., nga fshati Krelan i komunës së Gjakovës dhe Sh.Ll nga fshati Kerstovc nga komuna e Pejës, kanë shkuar të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri, në një pompë të derivateve në fshatin Kralan duke i detyruar nën kërcënim të armëve të dëmtuarin Sh.S., dhe R.S., punëtorë në atë pompë dhe kanë arritur të marrin të holla 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të ndryshme.


Të dyshuarit A.A., dhe Sh,Ll., janë arratisur nga vendi i ngjarjes deri sa të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Gjithashtu të pandehurit A.A., pas bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme të poseduara në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në Gjykaten Themelore ne Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori