Dhunë në Ferizaj, bashkëshorti rrah bashkëshorten

Ilustrim
Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj mëngjesin e 1 gushtit 2026.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 09:00, ku një viktimë femër kosovare ka deklaruar se ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.
Policia ka bërë të ditur se palët e përfshira janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































