Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vepra penale të vjedhjes në qytetin e Pejës, në dy raste të ndara.

Më 30 gusht 2025, në rrugën “Emrush Miftari” në Pejë, është raportuar vjedhja e një biçiklete në vlerë prej 5,000 euro.


Pas hetimeve, policia arrestoi një të dyshuar, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, më 31 gusht 2025, në rrugën “Ramë Lajqi”, u raportua vjedhja e një motoçiklete në vlerë prej 4,000 euro.

Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar të mitur, i cili u intervistua në prani të avokatit mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri u lirua në procedurë të rregullt.

Të dy sendet e vjedhura, biçikleta dhe motoçikleta, iu kthyen pronarëve legjitimë./Telegrafi/