LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për fajde

Arrestohen dy persona për fajde

Policia raporton se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke marrë 2 mijë euro në emër të fajdeve dhe detyrimit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, si dëshmi materiale janë sekuestruar: një fletore, një fishek, një thikë dhe dy celular.


Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/