LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona pas një përleshje në Han të Elezit

Arrestohen dy persona pas një përleshje në Han të Elezit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, në lidhje me këtë rast që ka ndodhur në Han të Elezit, njëri nga të arrestuarit, M.D i moshës 20-vjeçare është dërguar në mbajtje për 48 orë.


“Me datën 12.02.2022, rreth orës 14:00 policia ka pranuar një informacion se, në fshatin Paldenicë të Han të Elezit është një rast i sulmit dhe lëndimit trupor. Menjëherë njësitet reaguese ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete”, thuhet në komunikatë.

Teksa, në lidhje me këtë, siç sqaron policia ata kanë shoqëruar dy personat në stacionin policor të Hanit të Elezit.

“Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi me inicialet M.D (M/K) i moshës 20-vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/