LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prizren, njëri prej tyre i dyshuari në rastin e konfiskimit të mbi 90 kg marihuanë

Arrestohen dy persona në Prizren, njëri prej tyre i dyshuari në rastin e konfiskimit të mbi 90 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona, njëri prej të cilëve ka të bëjë me rastin e konfiskimit të mbi 90 kg marihuanë.

Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj.


“Policia e Kosovës, më 09.02.2022, pas hetimeve paraprake nga hetuesit e antidrogës, kishte arritur të gjejë dhe konfiskojë 34 paketime me mbi 90 kg substancë narkotike që dyshohej të ishte marihuanë. Lidhur me këtë rast policia kishte arritur të arrestojë një të dyshuar, kurse një tjetër (M.Q.), kishte arritur të arratisej.

Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Aksion anti-drogë në Podujevë, konfiskohen mbi 91 kilogramë marihuanë – arrestohet një person
Lexo po ashtu Aksion anti-drogë në Podujevë, konfiskohen mbi 91 kilogramë marihuanë – arrestohet një person

Rreth arrestimit të të dyshuarve është njoftuar Prokuroria Themelore për Krime të Rënda-Prizren.

Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori