LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Gjakovë, sekuestrohen edhe katër aparate të lojërave të fatit

Arrestohen dy persona në Gjakovë,  sekuestrohen edhe katër aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se po organizoheshin lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX).


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë. /Telegrafi/