LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy francezë në Portin e Durrësin, kapen me kanabis dhe një armë me vete

Arrestohen dy francezë në Portin e Durrësin, kapen me kanabis dhe një armë me vete

Dy shtetas francezë janë arrestuar në Postin e Durrësit, pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me një automjet kamper (rulotë), ku kishin fshehur armë sportive dhe kanabis.

Dy francezët tentuan të transportonin drogë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ata u arrestuan në portin e Durrësit. Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike kanabis sativa.


Njoftimi i Policisë:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Exit”, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare. Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me një automjet kamper, ku kishin fshehur një armë sportive dhe një sasi cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas francezë. Sekuestrohen arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga strukturat hetimore dhe ato operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, për goditjen e tentativave për të trafikuar armë dhe/ose lëndë narkotike, drejt shteteve të BE-së, u organizua operacioni policor i koduar “Exit”.

Nga kontrollet me përzgjedhje të kryera në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u konstatua se në automjetin kamper, me drejtues shtetasin francez S. M. dhe ku ishte pasagjere shtetasja franceze C. M., ishte përshtatur një hapësirë, për fshehjen e një arme sportive dhe të një sasie lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit nga Franca, S. M., 25 vjeç dhe C. M., 28 vjeçe, të dy banues në Francë. Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori