Dy vajza adoleshente janë arrestuar në shtetin e Floridës për dyshimin se planifikuan të vrisnin nëntë vetë, raportojnë mediat amerikane. Vajzat 14-vjeccare nga Avon Park Middle School u arrestuan pasi mësuesi i tyre e gjeti një fletore ku përshkruheshin detajet e planeve të tyre makabre.
Kjo fletore që përmbante tetë fletë shënime ku vajzat kishin shkruar në detaje marrjen e armëve të zjarrit dhe shkatërrimin e dëshmive duke djegur dhe varrosur trupat e viktimave të tyre.
Mësuesi vuri re se vajzat kishin sjellje histerike ndërsa kërkonin fletoren e tyre dhe dëgjoi njërën prej tyre të thotë se “Unë vetëm do t’u them se është një shaka nëse më telefonojnë ose nëse e gjejnë”.
Më pas, mëesuesi e gjeti fletoren sipër së cilës vajzat kishin shkruar si “Informacion privat”, “Mos hap” dhe “Projekti 11/9”..
Vajzat po mbahen në paraburgim në pritje në pritje të një seance gjyqësore. Secila prej tyre përballet me nëntë akuza për vrasje dhe tre akuza për rrëmbim.
“Nuk ka rëndësi nëse ato mendonin se kjo ishte një shaka”, tha Scott Dressel, zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Highlands, cituar nga kanali i lajmeve Fox47. “Nuk ka shaka për diçka të tillë. Ju nuk bëni shaka për vrasjen e njerëzve”. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre