LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i zyrtarëve të cilët dyshohen për mashtrime me patentë shoferë, të mos mbetet vetëm spektakël

Arrestimi i zyrtarëve të cilët dyshohen për mashtrime me patentë shoferë, të mos mbetet vetëm spektakël

Policia e Kosovës,  ka arrestuar ditën e premte 23 persona,  nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Në mesin e të arrestuarve 16 janë zyrtarë të Ministrisë së së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, si dhe një menaxher, tre mjekë, një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle.

Të arrestuarit dyshohen së u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Rreth aksionit të ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër korrupsionit për Telegrafin është deklaruar Betim Musliu, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi – IKD.

Ai tha se deri tani lufta kundër korrupsionit ka dështuar.

“IKD si organizata e vetme që monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve të korrupsionit, vlerëson se lufta kundër korrupsionit ka dështuar në shumë aspekte pavarësisht veprimeve procedurale që janë ndërmarrë kundër zyrtarëve të caktuar nën dyshimin për përfshirje në vepra korruptive. Këto veprime deri më tash, përfshi edhe arrestimet spektakulare apo ngritjen e aktakuzave, në pjesën dërrmuese kanë përfunduar me hedhje të aktakuzave apo aktgjykime liruese”, ka thënë Musliu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin.

Musliu tha se IKD vlerëson të gjithë hapat e ndërmarrë edhe kohëve të fundit në drejtim të luftimit të korrupsionit, por në të njëjtën kohë, kërkon që hapat të jenë të bazuar në prova dhe dëshmi dhe se kundërshton në çfarëdo forme spektaklin në emër të luftës kundër korrupsionit.

Betim Musliu, Instituti i Kosovës për Drejtësi

Ai potencoi se arrestime e fundit kanë prekur një segment të rëndësishëm, për të cilin ka pasur vazhdimisht kritika, hulumtime dhe shpalosje të fakteve se procesi i marrjes e lejeve ka shkuar përmes veprimtarive korruptive.

“Veprimet e fundit janë të pritshme, duke pasur parasysh ekspozimin e vazhdueshëm të këtyre veprimeve korruptive, për të cilat IKD shpreson se organet e hetuesisë dhe prokuroria kanë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme që rastet të përfundojnë si duhet në organet e drejtësisë. Në të kundërtën, sikurse deri më tash, spektaklet e arrestimeve, nëse nuk përfundojnë me aktgjykime dënuese në formë të prerë, do të kthehen bumerang dhe do të humbet edhe më shumë besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, ka shtuar ai.

Prokurori kërkon paraburgim për 19 nga 23 të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë
Lexo po ashtu Prokurori kërkon paraburgim për 19 nga 23 të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë

Arrestimet e fundit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, i ka mirëpritur edhe organizata Çohu, e cila bënë monitorimin e rasteve të natyrës së korrupsionit në prokuroi dhe gjykata.

“Arrestimi i 23 personave, zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës të cilët dyshohen për vepra të kësaj natyre, korrupsionit dhe abuzimit me detyrën – keqpërdorime me patentë-shoferë, është lajm i mirë.

Keqpërdorimi me detyrën është një vazhdimësi i veprimeve abuzive të zyrtarëve, të cilët edhe për shkak të mos-efikasitetit të organeve të drejtësisë, në këtë rast prokurorisë dhe gjykatave vazhdojnë me kulturën e njëjtë abuzive”, ka thënë Genc Nimoni nga organizata Çohu.

Genc Nimoni, organizata Çohu

Tutje Nimoni tha se, një kulturë e tillë abuzive, mund të jetë më pak e pranishme vetëm nëse organet e drejtësisë tregohen efikase dhe profesionale në ndjekjen, hetimin dhe ndëshkimin e keqpërdoruesve.

“Nëse vazhdohet me trendin e njëjtë të mos-ndëshkueshmërisë, jam skeptik që edhe ky rast, do të zbardhet dhe do ta ketë epilogun e duhur”, deklaroi ai për Telegrafin.

Mashtrimet me patentë shoferë: Ministria e Infrastrukturës e hapur për drejtësinë
Lexo po ashtu Mashtrimet me patentë shoferë: Ministria e Infrastrukturës e hapur për drejtësinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit policor në ditën e premte janë:

F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.
N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.
L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.
E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.
L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.
F. A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.
F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.
A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.
A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.
N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.
A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.
Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.
D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.
B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.
A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.
L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.
H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.
A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.
P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori