LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i spiunëve të CIA-s, Trump: Irani po gënjen

Arrestimi i spiunëve të CIA-s, Trump: Irani po gënjen

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kategorikisht mohoi se Irani arrestoi 17 vetë, të cilët Teherani i akuzoi se janë spiunë të CIA-s dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje, duke i quajtur raportet “krejtësisht të rreme”.

“Raporti mbi kapjen e spiunëve të CIA-s nga Irani është tërësisht i rremë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.


“Zero e vërtetë. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse ajo për rrëzimin e dronit), të cilin e lëshoi regjimi fetar që është i keq dhe nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë “, tha Trump në Twitter.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo hodhi poshtë më parë njoftimin e Iranit se ai arrestoi 17 spiunë që punonin për Agjencinë e Inteligjencës Amerikane (CIA) dhe i dënuan disa prej tyre me vdekje.

“Regjimi iranian ka një histori të gjatë gënjeshtrash”, tha Pompeo në një intervistë për Fox News, transmeton KP.