LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Ismail Morinës, Berisha: Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares

Arrestimi i Ismail Morinës, Berisha: Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares

Tifozi i njohur shqiptar Ismail Morina është arrestuar mëngjesin e sotëm në Kukës. Lajmi është publikuar në profilin e tij në Facebook.

Për arrestimin e tij ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e konsideron arrestimin si hakmarrje të Beogradit ndaj dronit që lëshoi në stadium dhe kërkon lirimin urgjent të tij nga burgu, duke akuzuar Kryeministrin, Edi Rama si i urdhërues i arrestimit.

“Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina. Kërkoj lirimin e tij urgjent”, tha Berisha në një postim në Facebook.

Policia shqiptare e konfirmon arrestimin e Ballistit, zbulohet edhe arsyeja
Lexo po ashtu Policia shqiptare e konfirmon arrestimin e Ballistit, zbulohet edhe arsyeja

“Te dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultra-nacionalistet serb me në krye serbomadhin Vuçiç”, ka thënë Berisha.

“Që nga ajo kohë Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatësisht shërbimet e tyre sekrete kanë montuar kundër Ballistit kurthe të ulëta dhe sajuar akuza pa asnjë baze. Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij”, ka shtuar Berisha.

“Ju bëjë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhynë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të dënojnë persekutimin politik të Morinës nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç”, ka thënë ish-kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori