Arrestimet e Gjykatës Speciale në Kosovë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët që prej pasluftës kanë mbajtur poste të rëndësishme në institucionet e Kosovës, po konsiderohen goditje për politikën kosovare.
Disa prej subjekteve politike janë pa figurat kyçe, prej javës së parë të nëntorit, kur hetuesit e Speciales arrestuan Kadri Veselin, që mbante postin kryetarit të PDK-së, Rexhep Selimin shef i deputetëve të partisë më të madhe opozitare, dhe Jakup Krasniqin një prej themeluesve të Nisma Socialdemokrarte.
Tre politikanët kosovar, përfshirë ish-presidentin e vendit, po mbahen në paraburgim në Hagë, ndërkohë në Kosovë bashkëpartiakët e tyre po vazhdojnë punën.
Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se shkuarja e shefit të partisë në Hagë është goditje e madhe për këtë subjekt politik.
“Lideri i Partisë Demokratike ka drejtuar për një kohë të gjatë partinë, kjo është një goditje për PDK-në por ne me punë dhe angazhim do të mundemi të plotësojmë këtë boshllëk që është krijuar si rezultat i kësaj rrethane. Presim që sa më shpejtë të na bashkëngjitet në aktivitet, pas përfundimit të procedurave në Hagë”, thotë Gjoshi.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur pa një prej personave më aktiv në parti, shefin e grupit parlamentar, Rexhep Selimin.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në një intervistë dhënë për KosovaPress, thotë se ngjarjet me Specialen mund t’i dëmtojnë në punën brenda Lëvizjes, por edhe të ndikojnë negativisht në zgjedhje.
“Mund të na dëmtojnë ndoshta punën tonë brenda, mirëpo me ndiku në zgjedhje, përkundrazi, mënyra se si ka shku Rexhep Selimi, mënyra si është prezantuar Rexhep Selimi në seancën e parë dëgjimore atje, mendoj që vetëm ka me e tregu edhe më shumë përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me na forcuar. Rexhep Selimi e ka ditë që ka me shkuar dhe ka thënë unë shkoj për me mbrojt UÇK-në atje”, tha ai.
Bislimi thotë se qytetarët të cilët i kanë besuar votën Selimit derisa ai ka punuar në teren, tani e kanë edhe një argument shtesë që ta përkrahin subjektin në të cilin bënë pjesë Rexhep Selimi.
E sipas politologut Ramush Tahiri, arrestimet nga Specialja do të ndikojnë mjaft shumë në skenën politike në Kosovë.
“Arrestimet që janë bërë nga Gjykata Speciale për krerët e lartë të partive politike ndikojnë në jetën politike në Kosovë, sepse mungesa e tyre ndjehet, dhe sepse ndikimi i tyre ishte i madh, dhe sepse partitë për shkaqe morale dhe të tjera, refuzojnë një fare forme t’i kryejnë zgjedhjet dhe funksionojnë me ushtrues detyre ose në shpresë që do të kthehen shpejtë, faktikisht nuk hyn në zgjedhje”, thotë ai.
Ai shton se ngjarjet me Dhomat e Specializuara ndikojnë edhe në koalicionin qeverisës, meqë të arrestuarit kanë drejtuar parti dhe institucione të rëndësishme në Kosovë.
Java e parë e nëntorit në Kosovë u shënua me arrestime e bastisje në shtëpitë e figurave kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Hetuesit e Speciales në bashkëpunim me policinë e EULEX-it dërguan në Hagë edhe Hashim Thaçin, i cili deri atë ditë ishte në krye të Presidencës, institucion ky që tani është nën drejtimin e Vjosa Osmanit, ushtruese e detyrës së postit të presidentit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert