LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak dhe paraburgim ndaj dy personave

Arrest shtëpiak dhe paraburgim ndaj dy personave
Foto: Arkiv

Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale Kanosja dhe Sulm ndaj personit zyrtar dhe të pandehurit V.B. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

“Gjyqtari i procedurës paraprake lidhur me të pandehurin A.Z ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndërsa të pandehurit V.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.


Gjykata kundër të pandehurit A.Z. ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 pika 1.2.3 të KPPK-së, ndërsa kundër të pandehurit V.B. ka caktuar masën e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/