LAJMI I FUNDIT:

Arrest për adoleshenten që hodhi macen nga ballkoni (Video, +18)

Arrest për adoleshenten që hodhi macen nga ballkoni (Video, +18)

Tikeemah Lassiter nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, është arrestuar pasi dikush e ka raportuar në Polici, se e ka hedhur një mace nga ballkoni.

Vajza 19-vjeçare e ka kapur kafshën e vogël me disa rrobe dhe më pas e ka gjuajtur, derisa të pranishmit mahiteshin dhe qeshnin, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ka rënë në rrugë, macja ka shpëtuar gjallë dhe është dërguar menjëherë në një stacion të veterinarisë.

“Vërtetë, a ngordhi”, pyet dikush e çuditur, duke mos besuar se ajo e bëri këtë veprim.

Pasi është identifikuar, Lassiter është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, por është liruar pas intervistës.

Pasi e ka pranuar fajësinë, ajo ka thënë se e ka bërë për lojë dhe ndjehet e turpëruar, por prapë mbi të rëndon dënimi për mizori mbi kafshë. /Telegrafi/