LAJMI I FUNDIT:

Arratisja spektakolare nga burgu e gangsterit francez, detaje nga jeta e tij dhe filmi që e kishte inspiruar (Foto/Video)

Arratisja spektakolare nga burgu e gangsterit francez, detaje nga jeta e tij dhe filmi që e kishte inspiruar (Foto/Video)

Redoin Faid është bërë kryelajm jo vetëm i mediave franceze, por edhe atyre botërore – dhe atë për shkak të arratisjes spektakolare nga burgu.

Për tu arratisur i kishin ndihmuar disa persona të armatosur, për të cilët besohet se janë ish-ushtarak apo pjesëtarë të forcave speciale, të cilët kishin shkuar për ta marrë me helikopterin që zbriti pa ndonjë problem në oborrin e burgut, transmeton Telegrafi.


Por, ku është në fakt Redoin Faid? Ka lindur më 1972 në një lagje të Parisit si djali i prindërve emigrantë. Si 20-vjeçar arriti të bëhet lider i një grupi të banditëve, që kishin gisht në plaçkitjet e armatosura në pothuajse të gjitha lagjet e kryeqytetit francez.

Faid vite më parë ka pranuar se janë pikërisht gangsterët e filmave holivudian si “Scarface” që në rolin kryesor luan Al Pacino, e kanë frymëzuar të bëjë këtë lloj jete.

Njëri nga mbikëqyrësit në burg ka pranuar se Faid kur nuk ka pasur probleme me gardianët, por se atij janë detyruar t’i bëjnë tretman të veçantë.

“Ai për asnjë moment nuk ka hequr dorë nga ideja e arratisjes. Edhe pse sillej mirë dhe mundohej të dukej si një njeri i butë, thellë në shpirt fshihte lojën që planifikonte ta implementonte në vendin dhe momentin e duhur”, ka shtuar mbikëqyrësi.

Saga e arrestimeve dhe arratisjeve ka filluar me burgimin e tij në vitin 1998, për shkak të një plaçkitjeje të armatosur brenda një banke. Aty u dënua me burg, por u lirua me kusht në vitin 2009. Mendohej se “ishte shndërruar në një njeri të butë”, por në vitin 2011 shkeli rregullat e lirimit me kusht dhe kështu e rikthyen prapa grilave.

Në vitin 2017 u dënua me 10 vite heqje lirie, për shkak të arratisjes nga burgu Sekdin në vitin 2013. Edhe 18 vite tjera rënduan mbi të për shkak të organizimit të një plaçkitje në vitin 2010, ku humbi jetën një police e re – Oreli Fuke.

Megjithatë, edhe pse u ankua, në prill të këtij viti 2018 masa e dënimit iu shtua në 25 vite për plaçkitje të armatosur.

Por, dënimin e vuajti deri më 1 korrik kur në mënyrë spektakolare, u arratis me helikopter ku më pas ndërroi edhe dy vetura, për të vazhduar rrugëtimin me kamion për të humbur çdo gjurmë të tij.

Policia franceze është ngritur në këmbë, dhe për kapjen e tij janë angazhuar mbi tremijë policisë dhe pjesëtarë të xhandarmerisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori