Alexander Jeferson Delgado Herrera është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Lima të Perusë, pasi është veshur me rrobat e të vëllait.

Vëllait binjak që i kishte shkuar për vizitë, 27-vjeçari i ka dhënë të pijë një lëng, në të cilin kishte hedhur drogë për ta vë në gjumë, transmeton Telegrafi.

Ai  ia ka marrë rrebet Giancarlo Stevenit dhe i ka veshur, për të dalë qetë nga gjashtë dyer që mbrohen nga rojet.

Giancarlo Steven që u mashtrua nga vëllai binjak

Rreth një orë pasi ka përfunduar vizita, autoritetet kanë vërejtur se diçka nuk është në rregull.

Me të shkuar në qelinë e tij, e kanë gjetur të vëllanë duke fjetur. Pasi e kanë zgjuar, ai nuk ka ditur se çfarë po ndodhte dhe se e vetmja gjë që mban mend është të ketë pirë lëng.

Krahasimi i shenjave të gishtërinjve, ka vërtetuar se ai nuk është Alexander i cili po vuante dënimin prej 15 vitesh burg, për vjedhje dhe sulm seksual.

Derisa gjendet në arrati, binjaku tij po hetohet nëse ka lidhje me rastin. /Telegrafi/