Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për përfshirje në shitblerjen e narkotikëve, pasi i njëjti ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes sapo ka vërejtur prezencën e zyrtarëve policorë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026 rreth orës 20:00 në Ferizaj.


Njësia policore kishte identifikuar një mashkull kosovar të dyshuar për aktivitetet e paligjshme që lidhen me narkotikët, por ai është larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.

Gjatë veprimeve hetimore në afërsi të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e lëndës së sekuestruar arrin rreth 2 mijë euro.

“Ferizaj / 03.06.2026 – 20:00. Njësia policore ka identifikuar një mashkull kosovar i dyshuar për shitblerjen e narkotikëve, i cili me të vërejtur policinë është larguar me veturë me vrull në drejtim të panjohur. Në afërsi të vendin të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në vlerë rreth 2000 euro. I dyshuari është në kërkim policor, ndersa lidhur me rastin po zhvillohen hetime intensive”, thuhet nw raport. /Telegrafi/