Arne Slot i përgjigjet intervistës shpërthyese të Mo Salah pas dramës që shkaktoi në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka reaguar për herë të parë mbi situatën e vështirë që përfshin Mohamed Salahun, pas një intervistë të fuqishme të sulmuesit egjiptian gjatë fundjavës, ku ai shprehu pakënaqësi për marrëdhënien me trajnerin dhe sugjeroi se dikush dëshironte ta përjashtonte nga klubi.
Kur u pyet nëse Salah i referohej atij, Slot u përgjigj: “Do të duhej ta pyesnit atë. Nuk e di për kë po flet”.
“Ne folëm që para të shtunës, shumë shpesh. Ndonjëherë më shkurt, ndonjëherë më gjatë. Ai ka të drejtë ta perceptojë situatën siç e ndjen, por unë e shoh ndryshe. E kuptoj që lojtarët që nuk janë titullarë ndihen të pakënaqur, por ai u stërvit shkëlqyeshëm javën e kaluar”

“Nuk është hera e parë që një futbollist që nuk po luan komenton për këtë. Reagimi im është i qartë, dhe kjo është arsyeja pse Salah nuk është pjesë e skuadrës sonte. Pas ndeshjes së ardhshme, do ta rivlerësojmë situatën. Tani fokusi është te Interi, por gjithmonë është e mundur që një lojtar të kthehet në ekip”, deklaroi holandezi.
Për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në Milano, Mohamed Salah nuk është përzgjedhur në skuadër.

Edhe Cody Gakpo mungon, ndërsa Liverpooli ka përzgjedhur një ekip prej nëntëmbëdhjetë lojtarësh, përfshirë Virgil van Dijk dhe Ryan Gravenberch. Klubi ende nuk ka dhënë një arsye zyrtare për mungesën e Salah dhe Gakpo./Telegrafi/


















































