LAJMI I FUNDIT:

Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha

Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, prej vitesh është në lidhje me djalin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës, Shkelzen Berisha.

Ajo ka një lidhje të veçantë me Shkelzenin, dhe ka treguar ndër vite se ruan raporte shumë të mirë edhe me fëmijët e tij nga martesa e parë.


Armina ndërkohë u ka shuar kureshtjen disa prej ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve për jetën private që ata i parashtruan në InstaStory.

Armina dhe Shkëlzeni (Foto: Armina Mevlani/Instagram)

Njëri prej ndjekësve e kishte pyetur modelen se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha – gjë për të cilën sipas Arminës është një privilegj i veçantë.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e modeles Mevlani.

Foto: Armina Mevlani/InstaStory

Ndërkohë një përdorues tjetër i Instagramit e ka pyetur bukuroshen se sa kohë kalon me Shkelzenin, duke cekur se mos-paraqitja e tyre e përbashkët në rrjetet sociale, i ka çuar në mendimin për një distancim të mundshëm të çiftit.

“Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjeshtë nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë”, është përgjigjur Armina.

Foto: Armina Mevlani/InstaStory

Përkundër lidhjes shumëvjeçare, Armina dhe Shkelzeni duket se ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori