Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndodhur 34 vrasje. Derisa në tetë muajt e vitit 2021, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë kryer 19 vrasje.
Për njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë, arsyeja kryesore për këtë fenomen janë armët ilegale që janë në duart e qytetarëve.
Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se këto armë janë nxitësi kryesor i vrasjeve që ndodhin në Kosovë.
Sipas tij, një përgjegjësi të madhe e kanë edhe institucionet e sigurisë dhe gjyqësisë që nuk po ndërmarrin vendime proaktive në drejtim të parandalimit të këtyre rasteve.
“Problemi kryesor është numri i madh i armëve ilegale që janë në posedim të qytetarëve, ku vetëm një numër simbolik ndoshta janë armë që i kalojnë procedurat ligjore që të posedohen me leje, dhe në anën tjetër një problem që po shfaqet sidomos me këto rastet e dhunës në familje, është edhe mos reagimi i institucioneve të sigurisë dhe gjyqësisë që po lënë në liri njerëz që kanë dosje penale të hapura në polici dhe prokurori”, thotë Avdiu.
Avdiu thotë se duhet të rriten ndëshkimet për ata që kanë armë ilegale dhe të ketë afate më të shpeshta për regjistrimin e armëve.
Pandemia COVID-19 si shtytëse e vrasjeve
Psikologu, Yll Avdiaj, thotë se është shqetësuese rritja e vrasjeve në Kosovë. Sipas tij, në rritjen e vrasjeve ka ndikuar edhe pandemia COVID-19.
Sipas të dhënave, më 2020 kanë ndodhur 17 vrasje, ndërkaq nga periudha janar-gusht e vitit 2021 kanë ndodhur 19 vrasje.
Avdiaj thotë se një dukuri e tillë e kërcënon sigurinë dhe rrit rrezikshmërinë në vendin tonë.
“Kohët e fundit, sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia, pas izolimit, kjo dukuri vetëm se është shpeshtuar në shoqërinë tonë dhe pothuajse nuk kalon javë që ne nuk dëgjojmë që ka ndodhur një vrasje në vendin tonë”, thotë Avdiaj.
Avdiaj thotë se institucionet duhet ta marrin me seriozitet këtë dukuri, duke filluar nga niveli edukativo-arsimor.
“Shpeshherë është edukata e hershme që ka të bëjë me rrethin e ngushtë familjar, mënyra se si rriten njerëzit, mendësia që ata marrin gjatë zhvillimit dhe edukimit të tyre. Nëse është dhuna ajo që kanë modeli kryesor në familje, atëherë domosdo që këta persona të cilët janë rritur në kushte dhune, do të tentojnë që të arrijnë çdo gjë në jetën e tyre përmes dhunës dhe vrasjes”, thotë Avdiaj.
Për tre vjet mbi tre mijë armë të konfiskuara
Në Policinë e Kosovës thonë se në tre vjetët e fundit kanë konfiskuar mbi 3,400 armë të llojeve të ndryshme.
Policia e Kosovës bën të ditur se janë duke ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e vrasjeve, përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thonë se janë duke punuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme.
Në bazë të një hulumtimi në vitin 2015, në Kosovë gjinden rreth 250,000 armë ilegale në posedim të qytetarëve, derisa në MPB nuk kanë dhënë informacione sesa është numri i tyre tash në Kosovë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit