LAJMI I FUNDIT:

Armend Dallku intervistë për mediat ukrainase: Do të dëshiroja që Kosova dhe Ukraina të përballen në EUR0 2020

Armend Dallku intervistë për mediat ukrainase: Do të dëshiroja që Kosova dhe Ukraina të përballen në EUR0 2020

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku vazhdon të gëzojë respekt të madh në Ukrainë, ku për 11 vite mbrojti ngjyrat e klubit, Vorskla Poltava.

Ai konsiderohet legjendë e këtij klubi, ndërsa ueb faqja ‘zbirna.com’ në rastin e ditëlindjen së tij të 37-të, ka intervistuar vushtrriasin, rreth karrierës së tij të re si trajner, por edhe rreth Përfaqësueses së Kosovës.


Dallku fillimisht i falënderon për urimet që ka marr për ditëlindje nga Ukraina, duke thënë se është shumë lumtur që nuk e harrojnë, pasi ai asnjëherë nuk e ka fshehur dashurin për këtë vend dhe se Poltavan e konsideron si shtëpi të dytë.

Dallku, dikur kapiten te Vorlska

Dallku u ndal të flas për kampionatin tonë, duke treguar situatën aktuale.

“Nëse do të ankohesha do të ishte mëkat. Në shtatorin e vitit të kaluar, kur unë e mora ekipin, Prishtina ishte në vendin e 12-të në tabelë, dhe tani jemi në vendin e dytë me dy pikë pas nga i pari. Ne do të luftojmë për titull. Përveç kësaj, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kemi fituar 3-0  dhe kemi shanse të mira për të arritur në finale”.

Te Prishtina ai në staf e ka edhe ish-bashkëlojtarin e tij te Vorskla, Debatik Currin, ndërsa në skuadër sulmuesin Ahmed Januzi.

Armend Dallku në stërvitjen e Prishtinës (Foto: FC Prishtina)

“Januzi luan dhe shënon – këtë sezon ai tashmë ka 12 gola. Curri tashmë është trajner, ndihmësi im. Jam shumë i kënaqur me ndihmësit e mi. Trajneri i stërvitjeve fizike është një specialist që ka punuar në Itali, ndërsa trajneri i portierëve është edhe pjesë e ekipit kombëtar”, deklaroi Dallku.

Ai tutje u ndal dhe foli për gjasat e Kosovës, por edhe për Ukrainën e Andriy Shevchenkos, duke thënë se ish sulmuesi e i njohur e ka ndryshuar ekipin.

“Shanset e Kosovës për EURO 2020? I gjithë vendi jeton këtu me këtë ëndërr, por duhet të përpiqeni shumë. Së pari duhet ta mundim Maqedoninë, e më pas – Bjellorusinë apo Gjeorgjinë. Ne kemi një ekip të mirë, po përparon. Ashtu si ekipi juaj, i cili u transformua me ardhjen e Andriy Shevchenkos”.

Armend Dallku (Foto: FC Prishtina)

“Kjo që po e them nuk duhet të thuhet, por nga situata që ishim në karantinë, ekipi ynë mund të përfitojë. Fakti është se në mars, katër nga lojtarët kryesorë i kishim të dëmtuar nuk do të mund të luanin. Me ta, shanset rriten”, nënvizoi ai.

Tutje Dallku foli edhe për lojtarët e Prishtinës që janë pjesë e Kosovës.

“Kemi dy lojtarë, portieri (Visar Bekaj) dhe mbrojtësi djathtë (Armend Thaqi). Plus dy lojtarë të tjerë janë ftuar së fundmi (Meriton Korenica dhe Leotrim Bekteshi). Kosova më shumë fton lojtarë që luajnë jashtë, por kam biseduar me përzgjedhësin Bernard Challandes dhe i thashë se ishte e nevojshme të stimulohen lojtarët nga kampionati lokal”, përfundoi Dallku.

Armend Dallku dhe Faton Zejnullahu (Foto: FC Prishtina)

Dallku ka nisur karrierën me Prishtinën këtë vit, kur erdhi pas largimit të papritur të Bylbyl Sokolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori