LAJMI I FUNDIT:

Arkitektura më ndryshe e vendit të punës “pas pandemisë së coronavirusit” – rregullat se si duhet të punojmë brenda objekteve

Arkitektura më ndryshe e vendit të punës “pas pandemisë së coronavirusit” – rregullat se si duhet të punojmë brenda objekteve

Para pandemisë së COVID-19, një fokus i madh për kompanitë në Bay Area të San Francisco ishte rregullimi i vendit të punës që pasqyronte kulturën e ndërmarrjeve.

Mirëpo tani vendet e punës moderne do të pësojnë disa ndryshime për shkak të pandemisë së coronavirusit.


Duke parë të ardhmen dhe rreziqet e mundshme, punëdhënësit duhet ta kenë me dije një valë të dytë që mund të ndodhë nga sëmundja e COVID-19 gjatë vjeshtës.

Mbi të gjitha, kompanitë duhet të kuptojnë se si t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më të sigurt.

“Duhet bërë më shumë se sa duhet – jo vetëm vendosja e dezinfektuesve”, tha themeluesja e firmës Blitz, Melissa Hanley për Bussines Insider, përcjell Telegrafi.

“Në radhë të parë kemi të bëjmë me aspektin njerëzor”, u shpreh ajo.

Bussines Insider ka publikuar detaje për shtatë firma të arkitekturës në Bay Area të San Franciscos për mënyrën sesi ata po ndihmojnë klientët të përgatiten të rihapin zyret dhe të mirëpresin punonjësit që braktisën tavolinat e tyre në mars për të filluar punën nga shtëpia.

Ja se si mund të duket zyra në të ardhmen – dhe si kriza globale e shëndetit COVID-19 mund të ndryshojë përgjithmonë vendin e punës.

Është vërtetuar se sëmundja transmetohet lehtë përmes hapësirave të dendura të zyreve

Siç është njoftuar më parë, Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndërtuan një tabelë të kodimit të ngjyrave të një qendre telefonike në Korenë e Jugut që tregonte se sa lehtë sëmundja mund të përhapet nga një person në tjetrin në një mjedis pune.

Megjithëse ende nuk dihet dalja nga karantina në SHBA, ndërmarrjet në të gjithë Bay Area janë duke u bërë gati të përgatisin zyret për kthimin e punëtorëve.

Ka shumë të ngjarë që do të ndodhë përpara se të zhvillohet një vaksinë, që do të thotë se integrimi i masave fizike të distancimit në planet e zyrave do të jetë i domosdoshëm.

Gjithashtu, është e vështirë të planifikosh për një periudhë afatgjate, kështu që shumë klientë po zbatojnë procesin e rihapjes afatshkurte.

Megjithatë, shumë klientë nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për ndonjë shpenzim të madh aktualisht.

Askush nuk ka kapital për të ndryshuar zyrat e tyre, për të cilën Hanley tha që ndoshta nuk është veprim i duhur tani. Asnjëri nuk kërkon të bëjë ndryshime me shumicë në zyrë.

“Nuk kemi para për të blerë tre herë më shumë hapësirë”, tha Hanley.

“Pra, nëse do të përfshihemi në distancimin shoqëror, duhet të mendojmë për atë në një mënyrë tjetër”, shton ajo.

Ndryshimet më strukturore mund të jenë instalimi i sistemeve më të sofistikuara të filtrimit të ajrit dhe HVAC për të pastruar ajrin për një natë, tha firma e projektit Snohetta për Business Insider.

Ajo që duhet të bëjnë punëdhënësit është shumë më ndryshe nga sa mund të ketë nevojë për tetë javë. Në 12-18 muaj, zyra mund të ketë nevojë për një ndryshim të ri.

Pra, ajo për të cilën ata po përqendrohen është këshillimi i kompanive se si të rregullojnë hapësirat ekzistuese të zyrave të tyre.

Në këtë drejtim thuhet se pajisjet që nuk duhet t’i prekim me duar duhet të shtohen në të gjithë hapësirën. Butonat, dorezat e dyerve, kontakti midis punëtorëve do të duhej të bëhej pa prekje.

Gjithashtu, kompanitë duhet të kujdesen për temperaturat e punonjësve pas mbërritjes, dhe të gjithë duhet të bartin maska.

Veç këtyre, pajisjet për punë, duhet të vendosen më larg – nuk duhet të keni “mik të tavolinës” menjëherë pranë jush.

office design covid-19 silicon valley

Ekziston edhe mundësia për të zbatuar një arkitekturë që mund të nënkuptojë vendosjen e paneleve ose “mureve” të teshtitjes, në tavolinat që lejojnë më shumë izolim.

office design covid-19 silicon valley

Punëtorët gjithashtu do të duhet të sigurohen që tavolina e tyre të jetë e pastër dhe larg rrëmujës – fotot e qenve dhe vizatimet e fëmijëve nuk duhet të qëndrojnë aty.

Dëndësia e zyrës për takime duhet të tkurret, karriget duhet të vendosen dy metra larg.

office design covid-19 silicon valley

Sidoqoftë shumë prej nesh është mësuar të punojnë nga shtëpia, dhe kjo ka të ngjarë të jetë një zgjidhje stabile.

office design silicon valley covid-19

“Sa më gjatë të punojmë nga shtëpia, aq më shumë mënyra të reja të punës do të jenë të qëndrueshme”, thonë ekspertët.

Rjedha e trafikut dhe drejtimi duhet të merren parasysh, siç është sigurimi i punëtorëve që lëvizin vetëm në zyrë në një rotacion në drejtim të akrepave të orës për të parandaluar trafikun e kryqëzuar.

blitz studio san francisco office design covid-19

Edhe me një shkallë të lartë pastërtie në banjë, Orpilla tha që mund të mos jetë e mjaftueshme për të kënaqur disa.

Punëtorët mund të mos ndjehen rehat duke shkuar në banjë në zyrë, kështu që një “eksod masiv” mund të ndodhë në orët e vona të pasdites, pas drekës, me shumë që vendosën të përdorin banjën e tyre në vend dhe të mbaronin ditën e punës atje.

Sipas shkrimit në fjalë, dita e punës do të mund të përfundonte më herët se zakonisht për të lejuar ekuipazhet e pastrimit për t’i bërë ambienteve pastrim rigoroz dhe të nevojshëm.

Veç këtyre, duhet të vendosen grafika në dysheme për t’i kujtuar punëtorëve për distancimin.

Shenjat do të vendosen duke promovuar praktikat më të mira të higjienës ndërsa stacionet sanitizuese të duarve do të vendoseshin në pika të ndryshme përgjatë gjithë zyrës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori