LAJMI I FUNDIT:

Arkatarja pranon 500 euro të falsifikuara, lajmëron policinë

Arkatarja pranon 500 euro të falsifikuara, lajmëron policinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë më datën 23.09.2019, në orën 18:56, ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës si arkëtare nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë pesëqind 500 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Po ashtu edhe në Prizren më datën 23.09.2019, në orën 05:00 është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka deponuar një sasi të parave, ku në mesin e atyre parave ka vërejtur se një kartëmonedhë në vlerë pesëdhjetë 50 euro dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga njësiti policor është konfiskuar monedha në fjalë, është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet./Telegrafi/