LAJMI I FUNDIT:

Arizona certifikon rezultatet – Bideni ka 0.4 për qind vota më shumë se Trumpi

Arizona certifikon rezultatet – Bideni ka 0.4 për qind vota më shumë se Trumpi

Zyrtarët e Arizonës të hënën certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të shtetit.

Kandidatit demokrat, Joe Biden i takon fitorja në të njëjtën kohë që ekipi ligjor i presidentit, Donald Trump po vinte pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhjet presidenciale amerikane, raporton cnn.

Sekretari i Shtetit Katie Hobbs, Gov Doug Ducey (R) dhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Mark Brnovich ishin të gjithë të pranishëm për të nënshkruar dokumentet që e shpallin fitues demokratin me më shumë se dhjetë mijë vota.

Hobbs dhe Ducey garantuan për saktësinë dhe sigurinë e zgjedhjeve, edhe pse Trump ka vazhduar të mbjellë dyshime për rezultatin.

Kujtojmë se Trumpi fitoi Arizonën në zgjedhjet e vitit 2016, por kurrë nuk ishte në gjendje të mbyllte hendekun me Bidenin, ku rezulton që për herë të parë që nga viti 1996 të fitojë një kandidat demokrat në Arizonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori